Pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë? Ja si nisi ky zakon
E keni pyetur ndonjëherë veten pse kafeja shoqërohet me një gotë ujë? Në shumë kafene, sidomos në Vjenë, Greqi dhe në vendet e Ballkanit, ky është një ritual që është ruajtur prej dekadash. Por historia pas tij lidhet me një zakon të vjetër që nuk ka të bëjë fillimisht me etjen. Zakoni lidhet me kulturën e kafeneve vjeneze të shekullit XIX, kur mënyra e shërbimit të kafesë kishte edhe rregullat e saj të veçanta. Sipas historisë së përcjellë për këtë traditë, gota me ujë u përdor fillimisht për një arsye praktike. Mysafirët përdornin lugën për të përzier kafenë dhe sheqerin, ndërsa më pas ajo mund të mbetej me shkumë ose mbetje kafeje. Uji shërbente për ta shpëlarë lugën përpara se ajo të vendosej sërish në...
Burimi:
vizionplus.tv