Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!
Ukraina i propozon Rusisë një marrëveshje për ndalimin reciprok të sulmeve ndaj anijeve civile në Detin e Zi, në një përpjekje për të rikthyer transportin detar dhe për të garantuar vazhdimin e eksporteve të drithërave. Sipas raportit nga “Reuters”, oferta është përcjellë përmes një pale të tretë, ndërsa Moska ende nuk ka dhënë përgjigje. Deti i Zi është një nga rrugët kryesore të eksportit për Ukrainën dhe Rusinë, veçanërisht për drithërat, ushqimet dhe produktet energjetike. Propozimi i Kievit vjen në një moment kur sulmet ndaj anijeve dhe porteve kanë rritur rrezikun për transportin tregtar në rajon. Që nga korriku, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj objektivave detare ruse. Sipas raportimeve, rreth 220 anije në Detin Azov dhe Detin e Zi janë goditur, përfshirë cisterna...
Burimi:
javanews.al