“Në këtë shesh jemi për Shqipërinë”/ Aktivisti: Rama të ndalojë tentativat për përçarje, nuk ikim pa u larguar

“Në këtë shesh jemi për Shqipërinë”/ Aktivisti: Rama të ndalojë tentativat për përçarje, nuk ikim pa u larguar

Para godinës së Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e radhës nga aktivistët dhe qytetarët e mbledhur në protestë. Gjatë fjalës së tij, një prej aktivistëve i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se përpjekjet e tij për të përçarë protestuesit janë të kota. Aktivisti u ndal te reagimet dhe publikimet e fundit të kryeministrit, duke theksuar se qëllimi i protestës mbetet i palëkundur: “Edi Rama nxori ushtarët e tij për të akuzuar edhe vëllain e tij shpirtëror dhe ne qeshëm sepse për të qeshur ishte ajo situatë. Javën e fundit ka filluar ta riservirë këtë vëlla që e sjell sa herë mbetet pa mbështetje dhe po na nxjerr foto e shpifje. Ai nuk kupton një gjë, që në këtë shesh jemi për Shqipërinë dhe...