“Shqipëria nuk është në shitje”/ Aktivistja, Kokaj: Diktatura mbahet edhe nga ata që heshtin, nuk jemi këtu për dhunë
Në protestën para Kryeministrisë, aktivistja Luçiana Kokaj iu referua figurës së Musine Kokalarit, në përvjetorin e vdekjes së saj, duke e cilësuar historinë e saj si një shembull të qëndresës dhe guximit përballë pushtetit. Kokaj tha se Musine Kokalari dëshmoi se edhe një njeri i vetëm mund të qëndrojë kundër padrejtësisë dhe të mbrojë bindjet e tij. “Sot është përvjetori i vdekjes së Musine Kokalarit. Ajo na mësoi se qëndresa është virtyti më i çmuar. Historia e Musine Kokalarit na tregon të kundërtën: një njeri mund të jetë i vetëm dhe përsëri të ketë të drejtë”, u shpreh ajo. Aktivistja theksoi se Shqipëria dhe pasuritë e saj nuk duhet të trajtohen si të ishin në shitje, duke përmendur Rrjollin, Zvërnecin dhe Lurën si simbole të...
Burimi:
sot.com.al