Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

Genti Progni, gjatë protestës para Kryeministrisë, ngriti shqetësimin për padrejtësitë me të cilat, sipas tij, përballen qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme. Në fjalën e tij, Progni solli shembuj nga problemet me pronat, drejtësinë, shëndetësinë, punësimin dhe korrupsionin, duke argumentuar se qytetarët shpesh detyrohen të luftojnë për të drejtat e tyre për vite me radhë. “Ky vend është sëmurë nga padrejtësitë”, u shpreh ai, duke sjellë si shembull familjet që presin për dekada për të marrë drejtësi për pronën e tyre. Progni foli edhe për vështirësitë e familjeve përballë sistemit të drejtësisë, kostove të shëndetësisë dhe mungesës së mundësive për të rinjtë. “Një i ri diplomohet dhe nuk ka një vend pune, kur një telefonatë vlen më shumë se diploma e tij. Sëmuresh dhe në...