Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep detaje
Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 20:00 të 13 gushtit janë raportuar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht janë në ndjekje 18 vatra, prej të cilave 14 aktive. Angazhimi më i madh vijon në Gurë-Lurë të Dibrës, ku dhjetëra forca në terren mbështeten nga dy avionë Air Tractor, ndërsa është shmangur rreziku për banesat. Në Tiranë, Krujë, Përmet, Mirditë, Shkodër dhe Elbasan vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e vatrave, ndërsa në disa zona situata është vendosur nën kontroll. Në Finiq, zjarret në Dhivër dhe Rumanxë janë shuar plotësisht, ndërsa vatra në Dhrovjan është nën kontroll. Për përballimin e situatës janë angazhuar 309 efektivë të Forcave të Armatosura, 22 mjete, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Agjencia Kombëtare e...
Burimi:
vizionplus.tv