“Pushtetarët nga Edi Rama, po firmosin kontrata duke shitur më shumë Shqipërinë”/ Protestuesi nga diaspora: Të ishin…
Një qytetar i ardhur nga diaspora i është bashkuar protestës kundër qeverisë, ku gjatë një prononcimi ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e ushtrisë dhe vendimmarrjet e pushtetarëve. Sipas qytetarit, deklaratat e kryeministrit nuk përkojnë me nevojat reale të vendit, ndërsa theksoi se mbrojtja kombëtare është lënë pas dore: “Vij nga diaspora në protestë. Kryeministri thotë se bëjmë makina, por nuk na duhen kur nuk kemi ushtri. Jemi shumë dobët me ushtrinë!” Më tej, ai artikuloi akuza të rënda lidhur me shkakun se ushtria është dobësuar: “Nëse ky shtet do të kishte gjeneralë, këta në pushtet sot do të ishin arrestuar për tradhti kombëtare, ndaj është shuar edhe ushtria.” Qytetari nënvizoi se ndërsa populli ndodhet në shesh për të...
Burimi:
sot.com.al