“Rama do të rrëzohet, është i shkatërruar”/I moshuari nga protesta: Intelektualët duhet të flasin këtu, jo në televizor

“Rama do të rrëzohet, është i shkatërruar”/I moshuari nga protesta: Intelektualët duhet të flasin këtu, jo në televizor

Një qytetar i moshuar, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, ka bërë thirrje për më shumë angazhim qytetar dhe bashkim kundër qeverisë. Duke folur për situatën në vend, ai u shpreh se intelektualët duhet të jenë pranë qytetarëve dhe jo të kufizohen vetëm te deklaratat televizive. “Intelektualët duhet të flasin prej këtu dhe jo nga TV. Ai, Rama, është i shkatërruar. Do të rrëzohet. Ne nuk duhet të presim nga Amerika, nuk prodhojmë asgjë. Jemi të vdekur për bukën e gojës. Ky do të qëndrojë i fortë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë”, tha ai. Qytetari u bëri apel protestuesve që të ruajnë unitetin dhe të vijojnë qëndresën, duke e konsideruar bashkimin e qytetarëve si mënyrën për të sjellë ndryshimin që kërkojnë.