Izraeli nuk largohet nga Bregu Perëndimor

Izraeli nuk largohet nga Bregu Perëndimor

Bota E Enjte, 13 Gusht 2026 19:02 Situata në fshatin palestinez Qusra, në Bregun Perëndimor, është përshkallëzuar të enjten, pasi trupat izraelite morën pozicione në disa shtëpi palestineze të rrethuara prej ditësh nga kolonët hebrenj. Kolonët kishin bllokuar rrugën drejt tri shtëpive dhe, sipas banorëve, kishin ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, duke penguar familjet të hynin apo të dilnin. Kryetari i bashkisë së Qusrës tha se gjashtë shtëpi ishin evakuuar dhe marrë nën kontroll nga forcat izraelite. Sipas OKB-së, rreth 15 palestinezë, mes tyre dy fëmijë, mbetën të bllokuar pa ujë dhe energji elektrike. Ushtria izraelite njoftoi se kishte dërguar trupa shtesë në zonë për “misione mbrojtëse dhe patrullime”, ndërsa tensionet në Bregun Perëndimor vijojnë të rriten.