Zjarri “pushton” destinacionin turistik Halkidiki në Greqi/ Braktiset zona, nis evakuimi i turistëve dhe banorëve

Zjarri “pushton” destinacionin turistik Halkidiki në Greqi/ Braktiset zona, nis evakuimi i turistëve dhe banorëve

Foto e marrë nga Kathimerini (momente nga shuarja e zjarrit në Halkidiki)) GREQI- Një zjarr i madh është regjistruar në gadishullin e Halkidikisë, në zonën e Sivirit në Greqi, një nga zonat më turisike të shtetit fqinj. Sipas medias greke Kathimerini zjarri ka përfshirë toka bujqësore dhe pyjore. Flakët janë favorizuar nga era e fortë duke rrezikuar edhe shtëpitë. Po ashtu, autoritetet greke kanë nisur evakuimin e banorëve dhe turistëve nga deti, me mjete lundruese. Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë 142 zjarrfikës, përfshirë katër ekipe të specializuara për zjarret në pyje, si dhe 42 mjete. Për shkak të situatës alarmante, në terren janë angazhuar dhe nëntë helikopterë nga ajri. “Transmetuesi publik grek ERT raportoi se erërat e forta mund të kenë shkaktuar...