Hegseth: Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Hegseth: Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, tha sot se ushtria amerikane mund të vazhdojë të bllokojë portet iraniane për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Marina amerikane mund ta mbajë një bllokadë të tillë për një kohë të pacaktuar sepse ne do t’i ndërrojmë anijet, siç bëjmë tashmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, u tha Hegseth gazetarëve gjatë një vizite në Panama. Sipas Wall Street Journal, Pentagoni planifikon të dërgojë aeroplanmbajtësen USS George Washington në Lindjen e Mesme për të zëvendësuar USS Abraham Lincoln. Aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln u thirr në Lindjen e Mesme në janar – pasi kishte qenë në një mision që nga nëntori – përpara se të fillonin sulmet ndaj Iranit. Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe avionët e saj luajtën...