“Nuk ka rrezik për zonat e banuara”- Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve, zonat më kritike: 14 vatra janë ende aktive!

“Nuk ka rrezik për zonat e banuara”- Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve, zonat më kritike: 14 vatra janë ende aktive!

Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në vend po vijon me intensitet nga toka dhe ajri. Ministria e Mbrojtjes përditësoi situatën deri në orën 18:00 të 13 gushtit, duke njoftuar se janë raportuar 31 vatra zjarri, ndërsa aktualisht vijojnë 18 vatra, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 309 efektivë të Forcave të Armatosura, 22 mjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Vatrat kryesore aktive raportohen në Dajt, Krujë, Dibër, Përmet, Mirditë, Elbasan dhe Finiq, ku ekipet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në Gurë-Lurë të Dibrës situata vijon me intensitet të lartë, por është shmangur rreziku për banesat, ndërsa operacionet mbështeten nga dy avionë...