Fenerbahçja merr vendimin e papritur për Muriqin, sulmuesi shqiptar ka në dorë merkaton e klubit
Fenerbahçja ka qenë mjaft aktive në merkato këtë verë, duke kryer disa transferime mjaft të rëndësishme. Pjesë klubit nga Stambolli në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Vedat Muriqi. Për këtë të fundit, drejtuesit e klubit kanë marrë një vendim të papritur. Ata kanë dorëzuar në Federatë kërkesën që lojtari nga Kosova të regjistrohet si vendas. Kujtojmë se kur ka nisur karrierën në Turqi, Vedat Muriqi përfitoi nënshtetësinë turke dhe mund të zgjidhte të përfaqësonte Kombëtaren e tyre në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s. Te Fenerbahçja po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë fakt. Nisur nga numri i lartë i lojtarëve të huaj në skuadër, drejtuesit e klubit po kërkojnë ta regjistrojnë Muriqin si lojtar vendas. Vendimi i Federatës do të përcaktojë edhe merkaton e Fenerbahçes....
Burimi:
sportekspres.com