FSHF, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Flamurtarit, Agim Bubeqi

FSHF, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Flamurtarit, Agim Bubeqi

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta, në moshën 63-vjeçare, të ish-futbollistit të njohur të Flamurtarit të Vlorës, Agim Bubeqi. Bubeqi ishte pjesë e brezit të artë të Flamurtarit gjatë viteve ‘80-‘90, një periudhë e rëndësishme dhe e paharruar në historinë e klubit vlonjat dhe të futbollit shqiptar. Me fanellën kuqezi të Flamurtarit, ai la gjurmën e tij dhe u bë pjesë e historisë së një prej skuadrave më të spikatura të asaj kohe. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, të afërmit, komunitetin sportiv dhe tifozët e Flamurtarit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në futboll. FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bubeqi, të afërmve, miqve...