ZYRTARE/ Duel titanësh për sulmin, Muriqi dhe Lukaku në garë me njëri-tjetrin te Fenerbahçja
Fenerbahçja ka zyrtarizuar sot goditjen e madhe në merkato. Skuadra nga Stambolli ka prezantuar Romelu Lukakun si lojtarin e tyre më të ri. Shtatlarti belg është bërë pjesë e “nëndetëses verdheblu” për vlerën e 6 milionë eurove. Palët kanë rënë në ujdi për një bashkëpunim 1-vjeçar me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Tashmë pritet në duel titanësh në majën e sulmit të Fenerbahçes. Vedat Muriqi dhe Romelu Lukaku do të garojnë me njëri-tjetrin për pozitën e sulmuesit të parë në ekip./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com