“Vjet mendova se diçka nuk shkonte te PSG-ja”, portieri i parisienëve tregon momentin që e bëri të reflektonte: Pata një ndjesi të çuditshme

“Vjet mendova se diçka nuk shkonte te PSG-ja”, portieri i parisienëve tregon momentin që e bëri të reflektonte: Pata një ndjesi të çuditshme

Matvei Sofanovi ka folur për faqen zyrtare të PSG-së në prag të finales së Superkupës së UEFA-s. Portieri rus ka treguar mentalitetin e kampionëve në fuqi të Europës. Ai është shprehur se në ekip lojtarët mendojnë të fitojnë gjithçka që është e mundur. Sofanovi ka zbuluar se e ka kuptuar më së miri këtë pjesë në momentin kur nuk mundi të fitonte dot Kupën e Francës. Një moment ky që e bëri të kuptonte se dëshironte të merrte në duart e tij çdo trofe të mundshëm, pavarësisht rëndësisë së tij. “Sezonin e kaluar, kuptova diçka. Ne fituam çdo trofe të mundshëm, përveç Kupës së Francës. Kur kuptova se nuk do ta fitonim, pata një ndjesi të çuditshme. Mendova: ‘Diçka nuk shkon’. Ishte atëherë që e...