Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim
Një ndërtim pa leje në zonën e Shën Janit, në Karaburun, është prishur pasditen e sotme gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së. Në operacion morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, dhe Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qendro. Bëhet fjalë për një objekt prej druri, i cili po ndërtohej si “beach bar”. Sipas Policisë, objekti ishte ndërtuar nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar penalisht edhe më parë dhe kishin tejkaluar afatin e përcaktuar për prishjen vullnetare të ndërtimit. Gjatë operacionit u arrestua njëri prej ndërtuesve, shtetasi S. D., ndërsa ortaku i tij, O. Sh., u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë një prononcimi,...
Burimi:
gijotina.com