“Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer…
Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e kryebashkiakëve me kryeministrin Edi Rama, ku në qendër të diskutimeve ka qenë reforma territoriale dhe riorganizimi i hartës së bashkive. Përplasjet nuk janë kufizuar vetëm te Poliçani dhe Dimal. Mësohet se debate të forta kanë pasur me Ramën edhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Nertil Bello, dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, të cilët kanë mbrojtur qëndrimin kundër shkrirjes së bashkive që drejtojnë. Në debat është përfshirë edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Sipas burimeve, kryebashkiakët kanë ngritur kundërshtime lidhur me kriteret e përdorura për përcaktimin e bashkive që do të përfshihen në riorganizimin territorial. Një nga momentet më të forta të mbledhjes ka qenë përplasja lidhur me reagimin e komuniteteve lokale. Mësohet se...
Burimi:
sot.com.al