Akuza nga protesta për Ramën: Kosova nuk është humbje e Serbisë, është fitore e shqiptarëve
Në ditën e 74-t të protestës së pandërprerë kundër qeverisë, një prej protestuesve, me autorizim nga organizatorët e protestës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Kosovën, duke e akuzuar se ka fyer historinë dhe sakrificën e shqiptarëve. Protestuesi, në një deklaratë në emër të grupit koordinator të protestës, u ndal te qëndrimi i Ramës se ‘Serbia e humbi Kosovën’, duke e cilësuar këtë formulim si të papranueshëm. Sipas tij, deklarata e kryeministrit e zhvendos narrativën nga çlirimi i Kosovës te humbja e Serbisë dhe, në këtë mënyrë, zhvlerëson luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e mijëra shqiptarëve. ‘Kjo deklaratë fyen historinë. Ai tha: ‘Serbia e humbi Kosovën’. Me këtë deklaratë, ai e trajton Kosovën si një humbje të Serbisë...
Burimi:
syri.net