“Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare”/ I riu ‘godet’ deklaratën e Ramës: Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua

“Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare”/ I riu ‘godet’ deklaratën e Ramës: Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua

Në ditën e 74-të radhazi të protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, fjalimet nga podiumi kanë prekur edhe qëndrimet e kreut të ekzekutivit për çështjen e Kosovës. Një i ri protestues ka marrë fjalën për të reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit, duke i cilësuar ato si një fyerje ndaj luftës çlirimtare dhe vullnetit të popullit shqiptar. I riu u ndal veçanërisht te formulimi i përdorur nga kryeministri se “Serbia e humbi Kosovën”, duke theksuar se një qëndrim i tillë tjetërson të vërtetën historike: “Kryeministri tha se ‘Serbia e humbi Kosovën’. Kjo nuk është thjesht e gabuar, por është fyerje! Ai tha këtë, por nuk është e saktë. Me këtë deklaratë ai e sheh Kosovën si...