“Diaspora na prin më 14-16 gusht”/ Studenti nga Italia në protestë: Bashkohuni me ne, mos rrini në kafe

“Diaspora na prin më 14-16 gusht”/ Studenti nga Italia në protestë: Bashkohuni me ne, mos rrini në kafe

Një student shqiptar që jeton në Itali ka folur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, duke krahasuar mbështetjen që marrin studentët në Itali me situatën që, sipas tij, përballen të rinjtë në Shqipëri. “Jam student, jetoj në Itali. Atje ka bursa për ata që kanë të ardhura të vogla, japin ndihmë, në mënyrë që studentët të mos largohen nga Italia për të punuar në një vend tjetër”, u shpreh ai. Studenti tha se problemet e vendit janë të dukshme në disa fusha, duke përmendur shërbimet shëndetësore, infrastrukturën, drejtësinë dhe kushtet për fëmijët. “Ata që rrinë këtu e dinë më mirë se si është situata në spitale, me rrugë, me drejtësi. Dua të flas për ato gjëra që kam vënë re vetë”, deklaroi ai. Ai solli si shembull...