13 ditë protestë kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë/ Qytetarët kërkojnë tërheqjen e PS-së

13 ditë protestë kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë/ Qytetarët kërkojnë tërheqjen e PS-së

Protesta e banorëve të Divjakës që kundërshton projektin e reformës territoriale administrative sipas të cilës bashkia e Divjakës do të shkrihet shënoi mbrëmjen e së mërkurës numrin 13. Protestuesit që nga dita e parë kur nisën këtë protestë kanë bërë thirrje që sa më shumë në shesh, jo vetëm qytetarë por edhe administrata dhe drejtuesit e bashkisë pa përjashtuar deputetët e të dy krahëve për të sensibilizuar qeverinë që të tërhiqet nga ky vendim për Divjakën. Në mbrëmjen e 13 të protestës i hodh ideja e krijimit të një grupi organizator ku të jenë pjesë intelektualë e të rinj të cilët të jenë në krye të kësaj kauze për të kundërshtuar me forcë me argumente ekonomikë gjeografikë e politikë për të kundërshtuar projektin që bashkia...