PSG-ja pushton Europën, Luis Enrike shton një tjetër trofe në kabinetin e parisienëve
PSG-ja është fituese e Superkupës së UEFA-s. Parisienët kanë “pushtuar” Europën, teksa tashmë kanë shtuar një tjetër trofe në kabinetin e tyre. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrikja ka mposhtur Aston Vilën në finale me shifrat 2-1. Kvaratshkelia ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 20 të takimit, ndërsa në të 45-n Maxho ktheu sërish baraspeshën. Ndërkohë për golin e fitores mendoi Dueja, i cili vulosi shifrat në ato përfundimtare 2-1 në minutën e 61-të. Kjo është Superkupa e sytë radhazi për PSG-në, që është shndërruar në një ekip të frikshëm nga Luis Enrike./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com