Lazio nuk ndalet, pas Fratessi-t planifikon rikthimin e bujshëm

Lazio nuk ndalet, pas Fratessi-t planifikon rikthimin e bujshëm

12 Gusht 2026 22:46 Telesport Lazio po kërkon t’i dorëzojë Gennaro Gattuso disa përforcime të rëndësishme. Pas marrëveshjes me Frattesin, e cila është gjithnjë e më afër finalizimit, bardhekaltrit i kanë vënë syrin një lojtari pa ekip të profilit të lartë: Mauro Icardi. Argjentinasi është pa kontratë pas kohës së tij të fundit te Galatasaray dhe është në kërkim të një skuadre të re. Ish-lojtari i Interit thuhet se po nxiton të kthehet në Itali. Tani, sipas Sky Sport, Lazio po e konsideron ish-lojtarin e zikaltrit për të forcuar sulmin e tyre.