PSG nuk di të ndalet, Kvara dhe Doue i dhurojnë Superkupën e Europës (Video)
Paris Saint-Germain ka mundur 2-1 Aston Villa-n në Salzburg dhe ka fituar Superkupën e Europës për vitin e dytë radhazi. Siç kuptohet edhe nga rezultati nuk ka qenë një fitore e lehtë për t’u arritur nga ekipi i Luis Enrique. Kampionëve të Champions League u kanë mjaftuar vetëm 20 minuta për të gjetur golin e avantazhit. Një gol që është shënuar nga Kvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani është futur në zonë dhe ka mposhtur portierin Bizot me një goditje të fuqishme. PSG-Aston Villa 1-0 Kvaratskhelia Reagimi i Aston Villa-s ka ardhur në fundin e pjesës së parë kur 17-vjeçari Brian Madjo, në debutimin e tij më klubin anglez, ka barazuar për ekipin e Emery. Një gol i merituar për Villa-n që kishte shkuar afër golit disa herë...
Burimi:
telesport.al