Flakët rrezikuan banesa dhe një pikë servisi në Shalës/ Dy vatra zjarri brenda një dite në Cërrik
Dy raste zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në territorin e Bashkisë Cërrik, duke vënë në lëvizje shërbimet zjarrfikëse. Ndërsa zjarri i parë, i konstatuar gjatë orëve të mëngjesit, u lokalizua dhe u vu shpejt nën kontroll, situata u bë më e vështirë në mbrëmje, kur një tjetër vatër zjarri përfshiu një zonë në fshatin Shalës. Zjarri i mbrëmjes u shfaq rreth orës 21:00 në fshatin Shalës, Njësia Administrative Shalës, në territorin e Bashkisë Cërrik. Flakët morën përmasa të konsiderueshme dhe për shkak të afërsisë me banesat, si dhe me një pikë servisi, situata paraqiti rrezik për përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta të shërbimit zjarrfikës....
Burimi:
sot.com.al