Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë
Drejtues i Trajnimeve në Drejtorinë për Mbrojtjen e Zjarreve, Agustin Pepkolaj, i ka bërë thirrje të gjitha strukturave të forcave zjarrfikëse në bashki të ndryshme të vendit, që janë aktualisht të lira, që të paraqiten për ndihmë pranë vatrës së zjarrit në Priskë të Tiranës. Përmes një reagimi, Pepkolaj deklaroi se kërkohet mobilizim dhe solidaritet maksimal mes strukturave zjarrfikëse, në këtë situatë të vështirë zjarresh. Thirrja e Pepkolaj: THIRRJE URGJENTE Të gjitha strukturat e MZSH-së, të bashkive që aktualisht janë të lirë dhe mund të angazhohen në ndihmë, pa cenuar gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale në bashkitë e tyre, të paraqiten për mbështetje në Tiranë, pranë vatrës së zjarrit në Priskë. Kërkohet mobilizim dhe solidaritet maksimal mes strukturave zjarrfikëse, duke ruajtur njëkohësisht nivelin e nevojshëm të gatishmërisë...
Burimi:
javanews.al