Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në zonat e Priskës dhe Farkës, është ndërprerë energjia elektrike në Stacionin e Pompave në Priskë, duke sjellë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë në disa zona. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) njofton se, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, është ndërprerë furnizimi me ujë për abonentët në zonën e Priskës. Ndërkohë, për rrjedhojë të situatës së krijuar, ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë edhe në zonën e Lundrës. UKT bën me dije se do të vijojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë qytetarët për rikthimin e furnizimit me ujë, sapo situata të normalizohet. “UKT do dalë më një njoftim të dytë me rikthimin e situatës normale”, thuhet në njoftimin e publikuar nga institucioni.
Burimi:
javanews.al