“Kjo gjeneratë nuk është Taulant Balla që të bëhen lëpirës të pushtetit”/ E reja në protestë: Meritokracia është fshirë
Në ditën e 74-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë kanë vijuar me denoncime të forta për mungesën e meritokracisë dhe punësimet nepotike në administratën publike. Një e re protestuese ka marrë fjalën nga podiumi për të ngritur zërin mbi realitetin me të cilin përballen të rinjtë me rezultate të larta akademike, të cilët mbeten jashtë tregut të punës në mungesë të lidhjeve politike: “Kam takuar dhjetëra të rinj të ekselencës të papunë. Meritokracia është fshirë përfundimisht në këtë vend! Ne e kemi të qartë se meritokracia është goditur në mënyrë spektakolare. Për studentët ekselentë nuk ka vende pune në këtë vend dhe administratë, sepse në këtë administratë punësohen njerëzit me lidhje nepotike.” Më...
Burimi:
sot.com.al