Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 74-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit. Tubimi nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit përcollën mesazhe kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve, qytetarët u nisën në marshim përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kundërshtime ndaj mënyrës së qeverisjes. Në përfundim të marshimit, protestuesit u shpërndanë gradualisht, duke shënuar mbylljen e protestës së 74-të radhazi në kryeqytet. Tubimet, të zhvilluara prej javësh, vijojnë të shoqërohen me kërkesa për ndryshim politik, dorëheqjen e qeverisë dhe masa kundër korrupsionit.