Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një kodër është përfshirë nga flakët e mëdha. Zjarri po përhapet në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa poshtë kodrës ndodhen banesa dhe biznese, duke rritur rrezikun. Flakët janë afruar pranë Lundrës në Tiranë dhe po u afrohet banesave dhe bazës së helikopterëve në Farkë, pasi kanë dalë jashtë kontrollit. Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri. Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën.