Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

Një prej protestuesve që mori pjesë në tubimin kundër qeverisë ka adresuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se ka mbrojtur politikisht ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Protestuesi pretendoi se Rama ka penguar përballjen e Ballukut me drejtësinë, duke e lidhur kryeministrin me akuzat që rëndojnë ndaj saj. “Mbron krimin në Parlament. Mbron Ballukun, nuk e çon në burg, por çon njerëzit në burg për një parkim dysh. Nuk e lejoi Ballukun në burg se shkon edhe Edi me të, është bashkëpunëtor”, deklaroi ai. Duke folur për situatën në vend, protestuesi kritikoi qeverisjen dhe shtoi se institucionet janë të kontrolluara politikisht, ndërsa qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. “Kam 25 vjet që jetoj në Angli. Akoma nuk kam bërë pushime....