Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka kritikuar sërish qeverinë e Edi Ramës lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e menaxhimit të territorit dhe mbrojtjes së zonave pyjore. Duke iu referuar situatës në Krujë, Koçeku thotë se pas fabrikës së çimentos ndodhen disa gurore të mëdha dhe se pikërisht kjo zonë ka qenë ndër vatrat kryesore të zjarrit gjatë ditëve të fundit. Sipas saj, tre prej këtyre vatrave vazhdojnë të mbeten aktive. Koçeku thekson se në Shqipëri zjarret janë përdorur në raste të caktuara si mjet për përfitime ekonomike dhe për krijimin e hapësirave për zhvillime të mëvonshme. Ajo sjell si shembull rastin e Pishë-Poros, ku sipas saj zjarri zgjati për ditë me radhë dhe shkaktoi dëme të mëdha. Deputetja...