Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të përhapen

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të përhapen

Situata në Daias të Tiranës vijon të mbetet e rëndaur për shkak të zjarrit. Pavarësisht forcave të shumta zhjarrfikëse në terren, flakët vijojnë të mbeten aktive dhe të përhapen, për shkak të barishteve. Situata po ndiqet nga afër nga forcat zjarrfikëse. Gjithashtu në vendin më kritik të zjarrit është Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba dhe strukturat e tjera policore për të menaxhuar situatën. Deri tani zjarri i përmasave të mëdha është në zonat malore. Nuk raportohet që të jetë në afërsi të banesave apo objekteve. Situata po menaxhohet nga strukturat e zjarrfikësve, por për shkak të errësirës është e pamundur ndërhyrja nga ajri.