Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion
Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga të rinjtë, aktivistët dhe qytetarët nga podiumi përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta e 74-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij ka kaluar në fazën e saj vijuese. Pas mesazheve të forta të përcjella nga brezi i ri lidhur me krizën e emigrimit, mungesën e meritokracisë dhe politikat e ekzekutivit, turma e mbledhur ka lënë hapësirën përpara godinës qeveritare. Së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile e qytetarë të shumtë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ku do të vijojnë lëvizjen drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit. Përgjatë itinerarit të marshimit, bulevardi dhe akset kryesore të Tiranës janë mbushur nga koret e fuqishme të protestuesve. Me thirrjet e përsëritura “Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria...
Burimi:
sot.com.al