‘Kumbaro po bllokon investimet’/ Malaj: Rama sulm të mirëorganizuar ndaj Memaliajt, protestat e vetmja rrugë
Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, ka denoncuar atë që e cilëson si një “sulm të mirëorganizuar” ndaj bashkisë, duke shprehur shqetësimin për mundësinë e shkrirjes së saj në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale. Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj shprehet se Kryeministri dhe grupi i Reformës Administrativo-Territoriale po synojnë shkrirjen e Bashkisë Memaliaj. Ai akuzon gjithashtu ministren Mirela Kumbaro për bllokim të investimeve, ndërsa thotë se kjo frymë është përcjellë edhe në Këshillin Bashkiak, duke penguar punën dhe zhvillimin e bashkisë. Malaj shprehet se, ndryshe nga kryetarët e bashkive të tjera që janë propozuar për t’u shkrirë, ai nuk është thirrur në takimin e zhvilluar me Kryeministrin për të paraqitur argumentet dhe për të mbrojtur interesat e Memaliajt. “Si ta kuptojmë këtë? E kanë...
Burimi:
syri.net