“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

“Nuk janë nga Zoti, por nga robi!”- Katër vatra zjarri në kurorën e Tiranës, reagon Balla: Zjarrvënia dënohet deri në 15 vite burg!

Pas zjarrit të madh që përfshiu pasditen e së mërkurës zonën e Daiasit, në Tiranë, ku në operacion u angazhuan edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve, në mbrëmje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, iu përgjigj në rrjete sociale kritikave për angazhimin e mjeteve ajrore, duke sqaruar ndjekësit se të gjitha strukturat janë në terren, ajër dhe tokë, për përballimin e vatrave, dhe duke bërë thirrje në të njëjtën kohë që zjarrvënësit të mbajnë përgjegjësi penale. “Ku janë avionët? Ku janë avionët? Në terren janë avionë, helikopterë, makina të reja dhe të vjetra zjarrfikëse, zjarrfikës e forca të armatosura. Vetëm në kurorën e Tiranës...