“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

“Kemi 650 forca në terren”- Ministri i Mbrojtjes flet për zjarret në vend: Situatë e vështirë në Krujë dhe Lurë, era favorizon flakët!

Zjarret vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa situata më problematike paraqitet në Krujë, veçanërisht në lagjen “Abaze”. Era e fortë dhe terreni malor po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave në terren më të vështirë. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një intervistë për Abc News, tha se situata në Krujë është përkeqësuar pasditen e sotme, pas orës 14:00. Sipas tij, në zonë janë angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga bashkitë dhe helikopterë të FA-së. Nufi theksoi se kushtet atmosferike po favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e evakuimit të banorëve nëse situata do të përkeqësohet. Sipas ministrit, terreni i vështirë malor dhe shpejtësia e përhapjes së zjarrit përbëjnë një sfidë për forcat...