Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat me ullishte

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat me ullishte

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Zhejë të Kurbinit, duke përparuar me shpejtësi në zonat me ullishte dhe pemtari. Erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke krijuar një perimetër të gjerë zjarri që po përfshin sipërfaqe me pyje, ullinj dhe pemë frutore. Forcat zjarrfikëse të Kurbinit kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer dhe malor, duke e bërë të vështirë aksesin e mjeteve zjarrfikëse në disa prej zonave të prekura. Ndërkohë një helikopter i forcave të ushtrisë po operon në zonë në shuarjen e flakëve. Dyshohet zjarrvënje e qëllimshme.