Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në Daias të Tiranës, pranë Lundrës dhe është përhapur me shpejtësi të madhe në një zonë me bimësi të dendur e shkurre. Në terren për shuarjen e flakëve mbërritën forcat zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga 2 helikopterë, një Cougar dhe një Black Hawk. Zjarri, i favorizuar edhe nga era e fortë, ka vënë në vështirësi, si dhe ka rrezikuar edhe jetët e forcave zjarrfikëse. Ndërkohë raportohet se nuk ka probleme për banesat, pasi zona e përfshirë nga flakët është kryesisht me bimësi të dendur dhe shkurre. Pranë zonës ku ka rënë zjarri, janë aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në Dajt e Priskë, të cilat fatmirësisht janë nën kontroll. Ndërkohë prej dy ditësh...