Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në vend, ku aktive janë aktualisht 10 vatra. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 531 forca operacionale dhe 29 mjete, mes tyre 104 efektivë të MZSH-së, 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 120 forca bashkiake/ADZM/shërbimi pyjor, 20 efektivë të Policisë së Shtetit, 31 vullnetarë dhe 6 përfaqësues të AKMC-së dhe Emergjencave Civile. Nga ajri janë angazhuar 5 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor. Njoftimi: Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (ora 20:00) Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 11 orëve të fundit vijojnë të jenë aktive 10 vatra zjarri. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 531 forca operacionale dhe 29 mjete,...
Burimi:
vizionplus.tv