Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
Zjarri në Daias, pranë Lundrës në Tiranë ka zgjeruar perimetër gjatë orëve të mbrëmjes, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pemë e bimësi. Burime nga banorët e zonës bëjnë me dije se flakët kanë rrezikuar edhe banesat e zonës, disa prej të cilave raportohet se janë djegur. Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Për shkak të relievit, automjetet e emergjencës e kanë të pamundur të afrohen në zonën ku vijon të përhapet zjarri. Flakët e favorizuara nga era u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi mbuloi gjithë zonën.
Burimi:
javanews.al