Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar sërish, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA ka “kontroll të plotë” mbi këtë pikë strategjike të Gjirit Persik. Në një postim të ri në Truth Social, Trump pretendoi se bllokada detare amerikane ndaj Iranit është e hekurt dhe se Teherani nuk ka më kapacitetin për të sfiduar kontrollin amerikan mbi ngushticën. “SHBA-të kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. Mendoj se do ta mbajmë atë!”, shkroi Trump, duke e cilësuar bllokadën detare si një “Mur Çeliku”. Presidenti amerikan vijoi me një seri akuzash ndaj Iranit, duke pretenduar se vendi nuk ka më marinë apo forcë ajrore funksionale dhe se Garda Revolucionare është “shkatërruar”. Trump kritikoi gjithashtu gjendjen ekonomike të...