Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve
Autoritetet polake kanë njoftuar një rrjedhje masive të të dhënave mjekësore dhe personale të rreth 19 milionë qytetarëve, pas një sulmi kibernetik ndaj një kompanie që ofronte softuer për sektorin shëndetësor. Ministri i Çështjeve Dixhitale, Krzysztof Gawkowski, e cilësoi incidentin si “një nga incidentet më të mëdha” të sigurisë kibernetike të regjistruara ndonjëherë në Poloni, vend me rreth 37 milionë banorë. “Nuk ka asgjë që të tregojë sot se kemi të bëjmë me një sulm nga jashtë, me origjinë nga Rusia ose ndonjë shtet tjetër”, deklaroi Gawkowski. Sipas hetimeve paraprake, autorët e sulmit dyshohet se kanë vepruar për motive financiare. Ministri tha se autoritetet nuk do të paguajnë shpërblim dhe paralajmëroi ndjekje të ashpër penale për personat përgjegjës. Të dhënat e vjedhura kanë një madhësi...
Burimi:
javanews.al