Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Ukraina ka rimarrë kontrollin e 745 kilometrave katrorë territor të pushtuar nga Rusia gjatë këtij viti, në një prej segmenteve të frontit në juglindje të vendit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se operacioni po zhvillohet sipas planit dhe se forcat e Kievit kanë rikthyer nën kontroll 26 vendbanime. Sipas Zelenskyt, operacioni është zhvilluar përgjatë një segmenti prej rreth 60 kilometrash, në zonën ku takohen rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Zaporizhzhia. “Operacioni ynë ofensiv u zhvillua me saktësi – pikërisht sipas planit”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X, duke vlerësuar veçanërisht njësitë ajrore-desantuese dhe forcat e tjera të përfshira në operacion. Megjithatë, kontrolli mbi territorin e pretenduar nga Kievi mbetet i paqartë në disa zona. Sipas hartës së grupit ukrainas DeepState, një pjesë e konsiderueshme e...