Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Romelu Lukaku i ka dhënë lamtumirën Serisë A dhe tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Fenerbahçes në Turqi. Lajmi është bërë zyrtar nga të dy klubet që kanë finalizuar transferimin pasi futbollisti kishte bërë të qartë se nuk do të vazhdonte më në elitën e futbollit italian edhe pse drejtimin e Napolit e kishte marrë Masimiliano Alegri. Akordi mes palëve është zyrtarizuar pas pagesës së një shifre prej 7 milionë eurosh të Fenerbahçes në arkat e klubit italian. Gjysma e kësaj shume do t’i shkojë Çelsit sipas marrëveshjes së mëparshme mes palëve, atë të dy viteve më parë që bëri të mundur transferimin e tij te napolitanët.