EMRI/ Ndezi dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, ish-ushtaraku pensionist dënohet, por burgu i konvertohet në liri me kusht!
Vetëm tre ditë pas arrestimit për piromani, 70-vjeçari Sami Alliu është dënuar nga Gjykata e Tiranës po zjarrvënie. Ai u arrestua më 9 gusht pranë disa mbeturinave që kishin marrë flakë në zonën e Lundrës, ndërsa gjatë hetimeve policia e bëri përgjegjës edhe për një tjetër zjarr në Shkozë, pranë një kabine elektrike. Gjykata e dënoi me 6 muaj burg, por dënimi u konvertua në 1 vit liri me kusht. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe Alliu nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale. Prokurori Indrit Bimi e dërgoi çështjen për gjykim të drejtpërdrejtë, bazuar në provat e mbledhura dhe deklarimet e 70-vjeçarit, i cili pranoi se kishte ndezur zjarrin. Megjithatë, ai ka mohuar që veprimi të ketë qenë i qëllimshëm. Ish-ushtarak...
Burimi:
javanews.al