“Dilni urgjent jashtë!”/ Dy kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, kryeministri humbet durimin

“Dilni urgjent jashtë!”/ Dy kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, kryeministri humbet durimin

Takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës është shoqëruar me debate lidhur me reformën e re administrative-territoriale dhe propozimet për bashkimin e disa bashkive. Në takim kanë marrë pjesë edhe kryetarët e bashkive Selenicë, Divjakë, Poliçan dhe Dimal, të cilët kanë shprehur kundërshtime ndaj ndryshimeve të propozuara dhe pasojave që mund të kenë ato për njësitë që drejtojnë. Gjatë diskutimeve, situata është tensionuar veçanërisht në përballjen me kryetarët e bashkive Dimal dhe Poliçan. Kryeministri Rama ka kërkuar largimin e tyre nga mbledhja, pas përplasjeve gjatë diskutimit, ndërsa takimi ka vijuar me pjesëmarrjen e kryetarëve të tjerë. Debate janë zhvilluar edhe me drejtuesit e bashkive Selenicë dhe Divjakë, kryesisht lidhur me ndikimin që bashkimi i njësive vendore mund të ketë në administrim...