Rama E SULMOI për djegien e teserave të PS, kryebashkiaku i Poliçanit: Mosmirënjohës…

Rama E SULMOI për djegien e teserave të PS, kryebashkiaku i Poliçanit: Mosmirënjohës…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë në Kuç të Vlorës një takim me rreth 20 kryetarë bashkish, në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale. Takimi, i cili zgjati më shumë se katër orë, është shoqëruar me debate lidhur me propozimin për bashkimin e disa njësive vendore. Një prej përplasjeve raportohet të ketë ndodhur mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.Zotkaj ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka shprehur edhe më herët, duke kundërshtuar shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe duke argumentuar se po përfaqëson qëndrimin e banorëve të qytetit. Sipas burimeve të cituara nga mediat, gjatë diskutimit Rama i ka kujtuar Zotkajt protestën e zhvilluar në Poliçan, ku disa mbështetës të Partisë Socialiste dogjën kartat e anëtarësisë...