Shqipëria nën pushtimin e flakëve/ Balla gjen fajtorin: Nuk janë nga Zoti, por nga robi

Shqipëria nën pushtimin e flakëve/ Balla gjen fajtorin: Nuk janë nga Zoti, por nga robi

Pas zjarrit që përfshiu gjatë pasdites zonën e Daiasit në Tiranë, ku për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla u është përgjigjur kritikave lidhur me angazhimin e mjeteve ajrore në operacionet për përballimin e zjarreve. Ai deklaroi se strukturat e emergjencave, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura janë të angazhuara në disa zona të Tiranës. Sipas Ballës, në kurorën e Tiranës janë aktualisht katër vatra zjarri, në Priskë, Daias, Surrel dhe Gurrë.“Në terren janë avionë, helikopterë, makina të reja dhe të vjetra zjarrfikëse, zjarrfikës e forca të armatosura”, shkroi ai. Balla ngriti gjithashtu dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe kërkoi që personat përgjegjës...